
Leonardo DiCaprio dhe Greta Thunberg: ylli hollivudian dhe vajza që preku çmimin "Nobel për Paqen", bashkojnë forcat. Një foto e postuar nga fituesi i çmimit “Oscar” në profilin e tij në “Instagram” po përdoret shpesh për të nisur fushata për mbrojtjen e kafshëve dhe të planetit. Aktori ka qenë gjithmonë një aktivist mjedisor dhe Greta është ylli i luftës kundër ndryshimit të klimës. "Greta Thunberg është bërë një udhëheqëse ekohës sonë. Historia do të na gjykojë për atë që duhet të garantojmë për brezat e ardhshëm. Shpresoj që mesazhi i saj është një thirrje zgjimi për udhëheqësit botërorë dhe do ta bëjë të qartë se koha e mosveprimit ka mbaruar. Falë Gretës dhe aktivistëve të rinj në mbarë botën unë jam optimist për të ardhmen. Ishte një nder të kaloja kohë me të. Ajo dhe unë ju mbështesim njëri-tjetrin me shpresën për të siguruar një të ardhme më të ndritshme për planetin tonë", shkruan DiCaprio, i cili me këtë miratim për Thunberg e të rinjtë e #FridaysforFuture, ka mbështetur grevën e re globale më 29 nëntor. /Ansa/



