Aktorja Julia Ilirjani në “Zgjohu me MCN”: Ju rrëfej largimin tim nga Shqipëria deri te eksperienca më e re në BBVip

Aktorja Julia Ilirjani në “Zgjohu me MCN”: Ju rrëfej largimin tim nga Shqipëria deri te eksperienca më e re në BBVip

Si aktore e viteve të 90,ta më pas e larguar për në Amerikë, aktorja Julia Ilirjani, vjen në një rrëfim ndryshe në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Drupal Ad

 

 

 

Ajo solli në vëmendje faktin se pse vendosi të largohej dhe mënyrën se si e ka njohur publiku atë kohë si aktore.

Unë kur ika në Amerikë, u shkëputa totalisht me publikun, jo me njerëzit e afërt dashur por me publikun se mendoje se kur nuk ke çfarë tu japësh më atyre më mirë mos u shfaq. Se kjo Shqipëria jonë ka halle, probleme dhe çdo ditë që rri këtu dëgjoj skandale. Kështu që ka qenë një periudhë e vështirë e jetës sime dhe në vështirësitë e mia, nuk doja t’i ndaj me të tjerët, kështu që zgjodha ti rregulloja dhe të riformatuar dhe tani mendoj se tani jam më gati për tu shfaqur.

 Ndoshta ka qenë fati jonë që ka qenë vetëm një tv dhe njerëzit ishin të detyruar të të ndiqnin se nuk kishte të vetmin ushqim që kishin.

Unë kam qenë vetvetja, nuk është se kam bërë disa ndryshe.

Unë shikoj kolegët e mi aktor, dhe intagrami i tyre është me më pak followrs, kurse rrjete sociale te njerëzve që janë të panjohur, pa një profesion të veçantë janë në numër shumë të më lartë, gjërat ndryshojnë dhe evoluojnë.

Sot, ndërkaq për aktoren Ilirjani, faktet flasin se kemi të bëjmë me më shumë pak aktor në skenat tona.

Për mua një aktor i mirë e tregon veten edhe ne teatër në radhë të parë. Një aktor i mirë është se sa di të rrijë në skenë dhe sa mund të rijnë, mendoj se shumë pak.

Një pjesë e madhe e tyre thjesht thonë tekstin, në një mënyrë mekanike, regjisori u ka thënë ose kanë parë në youtobe dhe shikon 2-3 grimasa, mizakena dhe i kopjojnë, sepse unë arrij të kuptoj kur është një kopje kur je ti që ke bërë punë, kështu që pak aktor ka.

Julia foli edhe për lidhjen e veçantë me vajzën e saj Rene.

Unë mendoj se njerëzit kur janë të lirë bëjnë zgjedhjet e duhur, edhe kur i bëjnë gabim. Në jetë duhet të bësh gabim që të rritesh, të mësohesh, të kuptosh se çfarë është gabim dhe se çfarë është. Lum ata që i bëjnë gabimet në kohën e rinisë sepse edhe i tejkalojnë më me shpejtësi, sesa një gabim në moshën tonë, dhe lum ata që jetojnë lirin. Unë e kam lënë të jetojë jetën e saj, flasim shumë, i them gjërat që nuk më pëlqejnë, jam nënë që e kam rritur vajzën me shumë rregulla.  

Rene do vij shpejt në Shqipëri se na mori malli, dhe ato dy muaj kuptova që të rrimë larg, mirë në bën.

Aktorja Ilirjani rrëfeu edhe për eksperiencën e saj të kaluar në BBVIP Albania.

Unë aty fola për gjëra sensitive që më kanë prekur mua drejtpërdrejtë, njerëz që i kam të afërm dhe mendoj e tërë shoqërinë.

Mendoj se është bërë virale kjo pjesa e bullizmit, e komuniteteve në minorancë, janë tema në gjithë botën, jo vetëm këtu, dhe unë do futem për të folur vetëm për këto gjëra, të paktën në këtë moment, se po nuk qe mirë më vetën ai nuk ka pse përçon edhe mesazh për të tjerët.

Erdha të flas dhe të ngre zërin dhe a do të dëgjohet apo jo, për mua është e rëndësishme edhe mesazhet që kam marrë më pas, i falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar dhe më kanë mbështetur, kam parë njerëz që ajanë ndjerë mirë që kam përfaqësuar edhe zërin e tyre që nuk e kanë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy