Kadare përcillet sot për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore/ Homazhet publike te TKOB

Kadare përcillet sot për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore/ Homazhet publike te TKOB

Shqipëria prej dy ditësh është në zi kombëtare për humbjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Ndërkohë sot, trupi i Kadaresë do të përcillet për në banesën e fundit me nderime të larta përmes një  ceremonie shtetërore.

Drupal Ad

 

 

 

Homazhet publike për të do të mbahen në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 09:00. 

Ndërkohë bëhet me dije se ceremonia shtetërore e lamtumirës nis në orën 11:30. Ndërsa në orën 12:30 do të bëhet nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. 

Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy