
Elton Qeraj dhe Myzi Qeraj nënë e bir të ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ kanë treguar për këngën e realizuar sëbashku “Ilaçi që më shëroi shpirtin”, projekt të cilin e kishin pasur gjithmonë ëndërr.
Ata shprehen se e kishin diskutuar gjithmonë që të realizonin një këngë sëbashku dhe mesa duket kishte ardhur momenti për ta kthyer këtë ëndërr në realitet dhe siç ata shprehen është një emocion shumë i madh të këndosh përkrah njeri-tjetrit.
Duke ndjekur djalin në çdo kohë gjithmonë e kisha ëndërr dhe doja ta realizoja dhe erdhi momenti që djali erdhi me pushime gjatë verës. E kishim folur se donim të bënim diçka bashkë dhe më në fund e realizuam.
Teksti është i popullit. Eltoni e ka pasur gjithmonë dëshirë këngën, por dhe kur unë këndoja i mblidhja fëmijët dhe më shoqëronin. Jam marrë me muzikë që e vogël por u shkëputa pasi pata një ndërhyrje për tiroidet dhe pata një shkëputje, por tani kam nisur të përmirësohem pak nga zëri. Këngën e kam dëshirë.
Klipi është bërë te ujëvara e Sotirës kemi ecur pak në këmbë por nuk ndjemë lodhje sepse emocioni për të realizuar këngën nënë e bir ishte i madh. Kam gati 14 vjet që jam i përfshirë në mënyrë profesionale.
Me Eltonin jam i lidhur shumë sepse ishte dhe fëmija i madh dhe e kisha për gjithçka në krah dhe e kam përjetuar shumë keq kur u largua jashtë shtetit sepse iku që 16 vjeç dhe kemi ndenjur 4 vite pa u takuar. Ka qenë periudhë e vështirë.



