Këngëtari i njohur Kelly ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, duke u përballur me një paralizë faciale që i preku pjesën e fytyrës, qafës dhe madje edhe kordat zanore.
I ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, artisti rrëfeu për herë të parë sfidën personale dhe rikthimin e tij në skenën muzikore.
Kalova një paralizë faciale që më preku gjysmën e fytyrës, pjesën e qafës dhe kordat zanore.
Ishte një periudhë e vështirë. Kisha gjithë pjesën e majtë të fytyrës që nuk më lëvizte fare.
Edhe artikulimi ishte i vështirësuar, gjë që për një këngëtar është jashtëzakonisht shqetësuese.
Gjithçka besoj erdhi si pasojë e një stresi të akumuluar dhe ngarkese së madhe fizike e emocionale.
Ishte një periudhë me shumë xhirime, angazhime, përgjegjësi.
Besoj që ishte një goditje nga stresi i akumuluar. Fatmirësisht, rikuperimi ndodhi më shpejt se ç’pritej.
Kelly tregoi se gjatë verës kishte punuar për tre këngë të reja, por projektet u ndërprenë përkohësisht për shkak të problemeve shëndetësore.
Kam realizuar disa këngë të reja, por procesi u ndal pak për shkak të gjendjes sime.
Tani jemi sërish në punë. Kam një bashkëpunim në përgatitje me këngëtarin Tiri, një baladë që i përshtatet shumë ndjeshmërisë së stinës së vjeshtës.
Një tjetër moment i rëndësishëm në jetën e artistit ishte edhe pjesëmarrja në “Big Brother VIP Albania”, që për të shërbeu si një pikë kthimi në karrierën artistike.
Big Brother ishte një lloj rikthimi. Në fillim isha me dy mendje, kisha disa angazhime të tjera, por bashkëshortja më tha: ‘Futu, do të bëjë mirë’.
Dhe ajo e kishte shumë të drejtë. Ishte një rifreskim për karrierën.
Tani jam në një fazë të re, më i qetë dhe më i vendosur për të ndarë me publikun emocione të reja përmes artit të tij.



