Përzgjidhen 5 gjysmëfinalistët e Fondit “Libri për Fëmijë” 2026, autorët dhe veprat në garë

Përzgjidhen 5 gjysmëfinalistët e Fondit “Libri për Fëmijë” 2026, autorët dhe veprat në garë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka përmbyllur fazën e vlerësimit të dorëshkrimeve për Fondin e Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë” 2026, duke shpallur pesë gjysmëfinalistët që do të vijojnë garën për tre çmimet fituese.

 

Në këtë edicion u paraqitën 19 aplikime, nga të cilat 17 dorëshkrime u pranuan për shqyrtim pasi plotësuan kriteret e kërkuara, ndërsa dy aplikime u përjashtuan për shkak të mungesës së dokumentacionit.

 

Për të garantuar një proces të paanshëm, dorëshkrimet iu nënshtruan vlerësimit anonim. Nga materialet u hoqën të gjitha të dhënat identifikuese, si emri i autorit, titulli i veprës dhe shtëpia botuese, ndërsa secilit dorëshkrim iu caktua një kod identifikues përpara se t'i dorëzohej jurisë.

 

Juria e këtij viti përbëhej nga Flori Kasaj (kryetar), Rovena Rrozhani dhe Rudina Çupi, të cilët zhvilluan takimin përmbyllës të procesit të vlerësimit.

 

Pesë gjysmëfinalistët, të renditur alfabetikisht, janë:

 

Adelina Mamaqi – “Tregimet e Kalendarit” (Botimet Univers)

 

Aldo Mustafa – “Mbretëria e Humbur” (Botimet Univers)

 

Fatmir Gjestila – “Yjzana” (Shtëpia Botuese TOENA)

 

Teuta Toska – “Na Quajnë Motrat Qiriazi” (Shtëpia Botuese ALBAS)

 

Xhahid Bushati – “Plaku me Akullore” (Shtëpia Botuese MEDIAPRINT)

 

Nga këta pesë autorë do të përzgjidhen tre fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë” 2026. Sipas kalendarit të shpallur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, fituesit do të bëhen publikë më 24 korrik 2026.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy