Ndërron jetë krijuesi i këngës "Sailing" të Rod Stewart

Ndërron jetë krijuesi i këngës "Sailing" të Rod Stewart

Kantautori Iain Sutherland, i cili ndihmoi për të kompozuar këngën e famshme "Sailing"  të Sir Rod Stewart në vitin 1975 ka ndërruar jetë.
Iain Sutherland dhe vëllai i tij Gavin e regjistruan këngën në vitin 1972 përpara se të bëhej një hit botëror për Sir Rod.
Iain, 71 vjeç nga Ellon, Aberdeenshire, vdiq të hënën pas një sëmundjeje.
Ai e realizoi këngën me vëllanë e tij Gavin si pjesë e Sutherland Brothers dhe Quiver. Ata gjithashtu patën një hit të Top 10 me "Arms of Mary".

Kur "The Sutherland Brothers" e publikuan fillimisht "Sailing", ajo nuk u fut as në "Top 40". Sidoqoftë, kur u regjistrua nga 30-vjeçari Rod Stewart, u bë një hit në mbarë botën, duke arritur numrin një në Mbretërinë e Bashkuar dhe pesë të parat në më shumë se një duzinë vendesh të tjera.

Të afërmit e kantautorit thanë në një prononcim në Facebook se "ai vazhdoi të shkruante gjer në fund të jetës. /BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy