Krijuese nga Shqipëria e Kosova/ Prezantohen veshje moderne bazuar tek etnografia e Gjirokastrës

Krijuese nga Shqipëria e Kosova/ Prezantohen veshje moderne bazuar tek etnografia e Gjirokastrës

Folklori dhe vetë Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës nuk mund të kuptohet pa artizanatin, pa përcjelljen e mjeshtërisë së bërjes së kostumeve. Gjatë ditëve të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 2023, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (chwbalbania) organizoi aktivitetin “Puntoria- Rikrijim i Traditës 2”, mbi realizimin e veshjeve moderne, bazuar në etnografinë dhe monumentet e qarkut të Gjirokastrës. Nën drejtimin e artizanes së ateliesë, Elida Zhulati dhe kuratores Esmeralda Marku, me asistencën e tre rrobaqepëseve të qytetit, 20 të reja nga Kosova dhe Shqipëria realizuan 20 veshje, të cilat u prezantuan në një sfilatë, mes mijëra vizitorësh të Gjirokastrës. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e pranishme në ambientet e punëtorisë, pa nga afër krijimet artizanale të vajzave. Punëtoria u realizua me mbështetjen financiare të Ambasadës Suedeze në Tiranë.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy