Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje 20 dhjetorin e vitit 1966, datë kur u nda nga jeta shkrimtari Ali Asllani.
Mësimet e para i mori në vendlindje, në Vlorë, ndërsa shkollën e mesme e ndoqi në gjimnazin “Zosimea” në Janinë (1888).
Do t’i braktiste studimet për mjekësi, për t’u zhvendosur drejt Institutit të Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit “Bashkimi”. Mbështetja e dhënë Ismail Qemalit u bë shkas për përndjekjen e tij prej organeve qeveritare turke.
Pas shpalljes së Pavarësisë, kryeministri i Pavarësisë i besoi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku shërbeu deri më 22 janar të vitit 1914.
Më pas, ushtroi funksione në rang lokal. Deri në prag të pushtimit fashist në vitin 1939, i ishte ngarkuar detyra e kryebashkiakut të Vlorës.
Pas çlirimit, ishte ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autencitetin e zërit të vet.
Është një poet i veçantë një zë tjetër i bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së vërtetë të atëhershme shqiptare.
Më poshtë DPA ka postuar dy letërkëmbime të Asllanit.



