
Francis Ford Coppola ka fituar çmimin Lumière 2019.
Në këtë mënyrë, regjisori i filmave “Kumbari” dhe “Apocalypse Now”, renditet në listën e të tjerë emrave të mëdhenj të kinematografisë botërore që janë nderuar me këtë çmim.
Emri i Coppola-s, fitues pesë herë i çmimit Oscar, u bashkohet emrave si Clint Eastwood, Martin Scorsese dhe Quentin Tarantino, të nderuar me këtë çmim qëkur ai nisi të jepej për herë të parë në vitin 2009.
Megjithatë, Coppola nuk ishte i vetmi mbi të cilin u përqendrua vëmendja e medias në ceremoninë e pranimit të çmimit në Festivalin e Filmit Lumière të këtij viti në Lyon. Ken Loach dhe Donald Sutherland ishin gjithashtu mes yjeve të pranishëm.
Festivali Lumiere është kthyer në sukses vitet e fundit. Ai nidqet nga rreth 100 mijë spektatorë dhe gjatë ditëve të tij shfaqen rreth 180 filma klasikë.



