Nënë Tereza, nobelistja e tretë më e famshme në botë

Nënë Tereza, nobelistja e tretë më e famshme në botë

Nëna Tereza, së fundmi e kthyer në Shën Tereza, bamirësja shqiptare e cila u shenjtërua nga vetë Papa dhe Vatikani, është Nobelistja e treta më e famshme në botë e të gjitha kohërave.

Nëna Terezë e ka fituar Nobelin për Paqe në vitin 1979.

Faqja e Nobelit ka radhitur dhjetë Nobelistët për Paqe më të famshëm, në Çmimin Nobel për Paqe i cili ndahet që nga viti 1901.

Nëna Terezë radhitet e treta në listën e dhjetë Nobelistëve që i kanë rezistuar kohës. Marthin Luther King Jr., dhe Malala Yousafazi i paraprijnë Nënës Terezë në këtë listë, ndërsa pas saj është Nelson Mandela në pozitën e pestë, Elie Wiesel në pozitën e gjashtë dhe Desmond Tutu që e përmbyllë këtë listë.

Nobeli për Paqe për këtë vit do të ndahet këtë javë.

Nënë Tereza e ka refuzuar buqetën me lule kur morri Nobelin dhe morri vendim që 192 mijë euro që i takonin me triumfin e çmimit të shkonin për të varfrit në Indi. Ajo e morri Nobelin për Paqe, “për punën dhe betejën për të zvogëluar varfërinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy