Bruce Springsteen së shpejti në treg me albumin e ri “Western Stars” (FOTO)

Bruce Springsteen së shpejti në treg me albumin e ri “Western Stars” (FOTO)

Pas aludimeve të shumta në mediat sociale, këngëtari Bruce Springsteen më në fund ka folur me detaje për albumin e tij më të ri “Western Stars”, që pritet të dalë në treg më 14 qershor.

“Ky album është një kthim në regjistrimet e mia solo me këngë gjithëpërfshirëse… Një gur i çmuar…”, tha Springsteen në një deklaratë.

Sipas një deklarate për shtyp “13 këngët e “ Western Stars“ përmbyllin një gamë gjithëpërfshirëse të temave amerikane: autostradat dhe hapësirat e shkretëtirave, izolimin, komunitetin dhe qëndrueshmërinë e shtëpisë dhe të shpresës.

Ashtu si më parë, kompozitori Ron Aniello u ka kushtuar rëndësi instrumenteve të përdorura për muzikën: mbi 20 muzikantë të përmendur luajnë në instrumente dhe janë pjesë e albumit.  

“Western Stars” është albumi më i ri me këngë origjinale i Springsteen-it që prej atij të mëparshmit “Wrecking Ball” të vitit 2012. 

Lista e këngëve të “Western Stars”:

1. “Hitch Hikin’”
2. “The Wayfarer”
3. “Tucson Train”
4. “Western Stars”
5. “Sleepy Joe’s Café”
6. “Drive Fast (The Stuntman)”
7. “Chasin’ Wild Horses”
8. “Sundown”
9. “Somewhere North of Nashville”
10. “Stones”
11. “There Goes My Miracle”
12. “Hello Sunshine”
13. “Moonlight Motel”  /marrë me shkurtime sipas The Rolling Stones, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy