1 qershori/ Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

1 qershori/ Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, organizuan sot një festë të mrekullueshme për fëmijët nga të gjitha trevat shqiptare – nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, Tetova, si dhe nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi, për të festuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Festa madhështore, e titulluar "Kam në zemër shqiptarinë", u mbajt në teatrin e kukullave dhe përfshinte një koncert artistik, performanca cirku, lojëra animuese dhe shumë aktivitete të tjera, ku performuan fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare.

“Faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, që unë dhe Armanda e vlerësojmë shumë! Të festojmë së bashku për fëmijët tanë! Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve! Uroj që çdo fëmijë të ketë një jetë të mbushur me lumturi dhe sukses. Falenderoj veçanërisht fëmijët që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia, Gjermania dhe Mali i Zi. Një përqafim për të gjithë!”, u shpreh Presidenti Begaj.

Zonja Begaj, nga ana e saj, theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe gjuhës shqiptare për fëmijët e diasporës.

Ky vit, kjo lëndinë është e mbushur plot me gëzimin e fëmijëve që vijnë nga treva të ndryshme shqiptare. Fëmijë që na vijnë nga Kosova e dashur, nga Prizreni dhe Drenasi, nga Tuzi dhe Ulqini, dhe nga Tetova.

Mes jush ka edhe fëmijë që janë shumë krenarë që janë shqiptarë, bashkëmoshatarët tuaj nga Gjermania dhe Greqia. Faleminderit që keni ardhur për të festuar në gjuhën e prindërve tuaj, në shqip! Të dashur fëmijë, ju jeni gëzimi, dashuria dhe drita e jetës sonë. Uroj që ta doni sa më shumë gjuhën tuaj, shqipen, dhe ta trashëgoni atë bashkë me kulturën dhe zakonet e të parëve tanë. Kështu do të jemi gjithnjë krenarë që jemi shqiptarë.

Festa përfshiu aktivitete të ndryshme, si teatër kukullash, cirk, këngë, recitime dhe shfaqje kërcimi, lojëra animuese, si dhe një shfaqje speciale të fëmijëve të diasporës, me temë: “Shqipërinë e kam në zemër.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy