11-13 prill/ ‘MUSE-X’ panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative hapet në Tiranë

11-13 prill/ ‘MUSE-X’ panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative hapet në Tiranë

“Muse-X”, panairi i parë i muzikës në Shqipëri dhe në Ballkan u hap dje në Tiranë.  

Për herë të parë kryeqyteti i Shqipërisë, bëri bashkë nga data 11-13 prill, në sheshin “Italia”, jo vetëm artistë dhe muzikantë nga Shqipëria, Kosova, por nga i gjithë Ballkani dhe më gjerë, në eventin Muse-X.

Festivali Muse-X është një festë e muzikës dhe kulturës i cili jo vetëm synon të jetë një hapësirë konferencash dhe ndërlidhjesh, por dhe një festival, me muzikë të përzgjedhur nga zhanret e muzikës elektronike, Hip-Hop dhe Rock, rryma që do të mbajnë zgjuar kryeqytetin e Shqipërisë gjatë kësaj fundjave.

I konceptuar si expo-festival, MUSE-X do të mirëpresë në Tiranë për tre ditë rresht mbi 100 kompani dhe profesionistë të ndryshëm të industrisë së muzikës dhe arteve nga e gjithë Evropa, Mbretëria e Bashkuar, si dhe nga rajoni.

Profesionistë të muzikës dhe arteve të tjera kreative do të kenë mundësinë të shfaqin talentin dhe profesionalizmin e tyre në panairin më cool që mund të keni parë ndonjëherë.

Përgjatë tre ditëve emra të njohur të fushës do të mbajnë konferenca dhe TEDtalks duke shënuar kështu, një moment kyç në strukturimin dhe funksionimin e kësaj industrie.

MUSE-X nuk do të fokusohet vetëm në të qenurit panair, por edhe një festival 3 ditor, ku për 3 netë, artistë të mirënjohur ndërkombëtar dhe kombëtar do të dhurojnë një spektakël të vërtetë në kryeqytet.

Nata e muzikës Elektronike do të sjellë në Tiranë fituesin e çmimeve Grammy, Dubfire, krahas Petar Dundov, Egorythmia, Fanatek, Rea Lemnusha dhe Ema Popivida. Nga ana tjetër, nata e muzikës Hip/Hop, me Flashmobs dhe breakdance ku do të performojnë artistë të famshëm si Buta, Killua, Marin, Doza MC, LaFazani, DJ Goce, dhe për të gjithë dashamirësit e muzikës Rock, Eugent Bushpepa, Jericho, Bojken Lako, Tre Musketierët (Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi), si dhe Gjergj Kaçinari do të mbyllin edicionin e parë të MUSE-X, me performanca të zjarrta (flakë për flakë).

Betejat e “vjetra” të rrepit në një ring gjigand, DJ Battles, Production Battles, Open Jam Sessions, performanca dhe shoë surprizë do të shfaqen në sheshin Italia, në datat 11-13 prill. 

Muse-X, organizohet nga MEKI, Bashkia Tiranë, Fondacioni “Dritëro Agolli”, Klik Ekspo Grup.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy