“Të ecësh me historinë” bën bashkë artistë të traditës dhe muzikës bashkëkohore në Gjirokastër

“Të ecësh me historinë” bën bashkë artistë të traditës dhe muzikës bashkëkohore në Gjirokastër

“Të ecësh me historinë” në Gjirokastër është përmbyllur mbrëmjen e djeshme me një sërë aktivitetesh në sheshin e 'Çerçizit' në Pazar.

Artistë vendas kanë performuar në valle tradicionale, isopolifoni por pa lënë pas dhe emra të njohur të muzikës moderne si Ardit Çuni, Young Zerka e Elhaida Dani.

Për këta të fundit kthimi në Gjirokastër ka qenë një emocion ndryshe ndërsa shtojnë se aktivitete të tilla që kanë për qëllime ruajtjen e traditës janë tepër të rëndësishme.

Përgjatë gjithë javës Gjirokastra ka patur disa aktivitete kulturore ndërsa do të vijojnë për gjithë muajin pasi muaji mars shënon njëherazi nisjen e sezonit turistik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy