Ambasada e SHBA: Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt

Ambasada e SHBA: Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë të ditur se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Ambasada thekson se Festivali Neustadt i Letërsisë është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore.

Këtë vit kjo ngjarje do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë, kështu që Ambasada iu bën ftesë të gjithëve atyre që kanë dëshirë ta ndjekin ‘live’ të regjistrohen online.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga Ëorld Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy