
Ndjeni muzën pranë? Ja shtatë mënyra për të qenë më shumë krijues:
1. Një fletë e një stilolaps gjithmonë me vete
Kurset e shkrimit krijues gjithmonë këshillojnë mbajtjen e një blloku për të shënuar vëzhgimet, për të shkruar vazhdimisht, për të mbajtur të dhëna të njerëzve që njeh e për të krijuar personazhe të erja.
Një fletë e një stilolaps të ndihmojnë të shkarravisësh.
Një studim nga, Maclay, Guttmann dhe Mayer-Gross më 1938 arriti në përfundimin se truri qetësohet dhe bëhet më krijues kur njeriu shkarravit.
2. Telefoni ëshët miku yt
Bërja e fotografive dhe nxjerrja në mediat sociale ëshët diçka që e bëjmë të gjithë. Pse të mos krijosh një album në Instagram?
Mjaft njerëz kanë tërhequr vëmendjen për krijimtarinë e tyre me fotografitë e publikuara online.
3. Shmang shpërqendrimin
Edhe pse shumë njerëz besojnë se muzika (sidomos klasikja) janë frymëzuese, mendohet se edhe qetësia është një mënyrë e mirë për të krijuar.
“Ti rehatohesh dhe pastaj ikën tutje”, thotë shkrimtari I famshëm Roald Dahl. Ai ulej në nëj karrige të rehatshme në oborrin e tij kur donte të shkruante dhe nuk lejonte të tjerët ta shqetësonin.
4. Bashkëpunimi është çelësi
Një mënyrë e mirë për të nxitur krijimtarinë është të jesh në një mjedis me njerëz që punojnë në fusha të ngjashme me ty.
Duke bashkëpunuar me njerëz (shpesh edhe me më përvojë se ty) ndan ide, merr e jep reagime të vlefshme.
5. Përpiqu t’i bësh gjërat ndryshe
Disa shkencëtarë vënë në dukje se njerëzit ndonjëherë janë krijues pa e ditur.
Dr. Charles Limb nga Universiteti I Mjekësisë Johns Hopkins thotë: "Nëse njerëzit do t’i mendonin sjelljet e tyre, shumica e tyre janë të papërshkruar dhe të improvizuara…”
“Edhe ndryshimi i rutinës së përditshme mund ta ndihmojë krijimtarinë…”, thotë psikologia Dr. Simone Ritter nga Universiteti i Radboud Nijmegen.
6. Meditim dhe ushtrime
Ushtrimet fizike ndihmojnë trurin që të prodhojë ide krijuese.
Dr. Rex Jung nga Universiti i New Mexico-s thotë se truri prodhon më tepër ide origjinale kur ka më pak aktivitet në lobin frontal.
Vrapi ose meditimi e nxisin këtë gjendje të përkohshme të trurit.
7. Ji i mirë me veten dhe zbavitu!
Një nga mënyrat më të mira për të nxitur krijimtarinë tuaj është që të mos stresohesh për vetë procesin në fjalë.
Profesori i Universitetit St Andrews , Berys Gaut thotë se: "Nëse zgjedh një fushë që të pëlqen dhe jo atë ku ndihesh I detyruar, atëherë ke gjithmonë një motiv për të krijuar dhe shijuar atë që bën”.
Dhe mos harroni, thënien e famshme të Samuel Beckett: "Ndonjëherë përpiqesh. Ndonjëherë dështon. S’ka rëndësi. Përpiqu prapë. Dështo sërish. Dështo më mirë." /Marrë me shkurtime, sipas BBC, përgatiti Erina Çoku/



