Drejtoria e Arkivave përkujton përkthyesin Vedat Kokana: Një nga etërit e leksikologjisë shqiptare

Drejtoria e Arkivave përkujton përkthyesin Vedat Kokana: Një nga etërit e leksikologjisë shqiptare

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot në 109 vjetorin e lindjes përkthyesin, leksikografin, shkrimtarin, poetin, pedagogun dhe avokatin, Vedat Kokona.

Ky institucion, e cilëson Kokonën si një nga etërit e leksikologjisë shqiptare.

Profesor Kokona lindi në Izmir të Turqisë më 8 gusht 1913, nga një familje Gjirokastrite. Familja u rikthye sërish në atdhe dhe i riu Kokona u shkollua në vend deri në përfundimin e Liceut të Korçës. I shtyrë edhe nga profesioni i të atit, si avokat, ndoqi studimet e larta në Francë në fushën e drejtësisë.

Vitet e pushtimit do ta rikthejnë Vedat Kokonën në atdhe ku edhe rifilloi punë në arsim aty nga ku ishte shkëputur, nga bankat e Liceut në Korçë duke dhënë mësim gjuhën frënge. Krahas pedagogjisë e cila po krijonte trysninë e saj për shkak të politikave arsimore fashiste ai i rikthehet pasionit të vjetër letërsisë duke u renditur në zërat më të dashur për rininë e kohës së bashku me plejadën e ndritur si Kuteli, Spasse, Hakiu pjesë e redaksisë së revistës letrare.

Krahas letërsisë ai vazhdonte tashmë te punonte si avokat nga ku e stopon këtë profesion pas lufte. Rifilloi profesionin e mësuesit dhe përkthyesit pranë Shtëpisë Botuese Shtetërore “Naim Frashëri”.

Me hapjen e Universitetit të Tiranës vite më pas ju besua edhe puna e profesorit në këtë universitet si lektor i gjuhës frënge. Ai është autor i disa fjalorëve në gjuhën frënge.

Pas viteve ’90 ai u nderua me një sërë çmimesh për punën e pa lodhur në fushën e artit dhe të letërsisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy