
Së bashku me mbi 3 miliardë njerëz dhe mijëra qytete të tjera në botë, “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia e Tiranës i bashkohen sot lëvizjes për Planetin Tokë, për të ardhmen tonë.
Këtë vit, Ora e Tokës vjen në një kohë kritike për njerëzit dhe një vend të lirë si Ukraina.
Ndaj sot prej orës 20:30 të gjithë janë të ftuar në “Sheshin Skënderbej” në shenjë solidariteti për paqe në planetin Tokë në këtë periudhë të vështirë.
Të rinjtë do krijojnë në shesh flamurin e Ukrainës me mbi 60 qirinj dhe me mbishkrimin “Peace for Ukraine”. Por jo vetëm kaq, në shesh do të zhvillohen aktivitete të ndryshme që mund t’i shijoni me miqtë tuaj.
Nisma “Earth Hour” e ka zanafillën në 2007 në Sidnei dhe u propozua nga “Word Wilde Life Fund”.
Dhjetëra kryeqytete të botës iu bashkuan projektit duke fikur për një orë dritat në zyrat qeveritare apo pikat turistike dhe simbolet shtetërore.



