
Vëmendja botërore ndaj pyjeve të Amazonës, po kthehet tashmë në shifra. Pas fondacionit të DiCaprio-s, edhe LVMH, grupi i industrisw luksoze franceze, i udhëhequr nga Bernard Arnault, njofton se do të dhurojë 10 milionë euro për të mbështetur luftën kundër zjarreve në Amazonë gru. Kjo është më shumë se gjysma e shumës së premtuar tashmë nga anëtarët e G7-ës për të njëjtën çështje. LVMH, pwrfshin emra tw njohur, si: Louis Vuitton, Christian Dior, Hennessy, Moët&Chandon.



