Panairi Ndërkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor/ Prezantohet periodiku i Akademisë së të Rinjve

Panairi Ndërkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor/ Prezantohet periodiku i Akademisë së të Rinjve

Në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, është prezantuar periodiku i Akademisë së të Rinjve – Akademia e Shkencave të Shqipërisë “Journal of the Albanian Young Academy”.

Akademia e të Rinjve u themelua me vendim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në prill të vitit 2017 si organizëm bijë e saj.

Në dhjetor të po atij viti Akademia e të Rinjve mbajti konferencën e parë me temën e përgjithshme “Metodologjia dhe kërkimi shkencor. Traditë e risi”.

Aktet e kësaj konference u botuan në formën e parë të “Journal of the Albanian Young Academy” më 2019.

Për shkak të tronditjeve që pësoi Shqipëria dhe globi mbarë, që më nëntor 2019 dhe deri para pak muajsh, në fillim me tërmetin lokal e më pas me pandeminë globale, promovimi i këtij numri të parë të këtij organi shkencor u lëndësua në kuadrin e këtij Panairi.

Në këtë periodik prezantohen 10 punime nga lëmitë e shkencave humane dhe 6 punime nga lëmitë e shkencave të natyrës dhe të shkencave ekzakte.

Sikundër dhe njoftohet nga tematika e propozuar, artikujt synojnë të shqyrtojnë traditën e kërkimit shkencor përmes metodologjisë, duke sugjeruar, njëkohësisht, propozime të reja të kërkimit shkencor, në përputhje me shembujt më të mirë të kërkimit shkencor lokal dhe botëror.

Periodiku u prezantua nga bashkëkryetarët e Akademisë së të Rinjve, Andi Rembeci dhe Rigers Bakiu dhe u moderua nga Sokol Çunga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy