Më 28 dhjetor të vitit 1985, në një kafene pariziene, vëllezërit Auguste dhe Louis Lumiere projektuan atë që konsiderohet si spektakli i parë kinematografik në histori, duke u kthyer në pionerët e artit të shtatë, ashtu siç e njohim në ditët e sotme.
Me rastin e 120-vjetorit të lindjes së kinemasë, ju ftojmë të ndiqni "L'Arrivée d'un train en gare de La Ciotat" të vëllezërve Lumiere, film që u projektua për herë të parë në vitin 1896 dhe që është bërë burim i legjendave të panumërta mbi impaktin e frikshëm që pati mbi publikun e parë që përballej me kinemanë në Europë.



