Kënga “We Love the Earth” e Leonardo DiCaprio-s (FOTO)

Kënga “We Love the Earth” e Leonardo DiCaprio-s (FOTO)

Reperi amerikan Lil Dicky ka bashkëpunuar me Leonardo DiCaprio për nxjerrjen e këngës së bamirësisë për festimin e Ditës së Tokës 2019 (Earth Day 2019, e cila të mbetet vërtet në mendje. Dihet tashmë që DiCaprio është shumë i dhënë pas mjedismit dhe është mjaft i njohur edhe për aktivizmin e tij mjedisor ndaj nuk është çudi ky bashkëpunim interesant për nxjerrjen e këngës “We love the Earth” (Ne e duam Tokën).

Kënga flet për ruajtjen e planetit Tokë, duke u përqendruar në temën e ndryshimit të klimës, nëpërmjet animacioneve argëtuese, për zërat e të cilave janë ftuar të interpretojnë artistë të famshëm, si: Ariana Grande, Ed Sheeran, Sia and Justin Bieber, të cilët shfaqen si kafshë të animuara që këndojnë nga një rresht të këngës (Ariana Grande është zebra).

(We love the earth, it is our planet, we love the earth, it is our home” (Ne e duam Tokën, është planeti ynë/ ne e duam Tokën, është shtëpia jonë), këndon kori dhe s’ka dyshim që vargjet do t’ju jehojnë në kokë për ditë me radhë (për mirë a për keq).

Bashkë me këngën paraqite dhe një website https://welovetheearth.org/ me këshilla të thjeshta dhe informuese sesi mund të ndihmojmë që t’i ruajmë burimet natyrore. /marrë me shkurtime nga EuroNews, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy