ASH mban konferencën shkencore ndërkombëtare: “Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”

ASH mban konferencën shkencore ndërkombëtare: “Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës (Shoah), Akademia e Shkencave të Shqipërisë mbajti konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”.

Konferenca është organizuar në bashkëpunim me Shtëpinë e Izraelit në Shqipëri (Israeli House of Albania), në nderim e reflektim për Ditën e Kujtesës, ditën e homazhit për mbi 6 milionë jetë njerëzore të humbura për shkak të urrejtjes racore të shprehur në formulën naziste “çrrënjosja përfundimtare”.

Në emër të Akademisë së Shkencave, kryetari, akad. Skënder Gjinushi, shprehu gatishmërinë të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e vendit për pasaportat e shenjave të kujtesës kushtuar 3750 hebrenjve që hynë dhe mbijetuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Akademia jonë e Shkencave, ashtu si simotrat e saj në Evropë e në botë, ka për mision themelor kultivimin e zhvillimin e të vërtetave shkencore, përfshirë ato historike. Ajo, ka vënë në pah disa nga vlerat morale e politike kombëtare të shoqërisë dhe të popullit shqiptar, siç janë antifashizmi, karakteri evropian dhe unik i identitetit shqiptar, njësia e gjuhës letrare shqipe, konvergjenca e bashkëjetesa fetare, që përbëjnë kauza koherente dhe konstante tonat”.

Në Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit që u mbajt në Stokholm në vitin 2000, u rekomandua që në vend të termit “holocaust” të përdorej “Shoah”, sepse holokausti rrezikonte t’i jepte qëllim fisnik ideologjisë së zhdukjes me zjarr, nisur prej burimit.

Akademia e Shkencave është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e vendit për pasaportat e shenjave të kujtesës kushtuar 3750 hebrenjve që hynë dhe mbijetuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore; për nderimin e disa qindra familjeve shqiptare strehuese të tyre në atë periudhë të rrezikshme; në mënyrë të veçantë për një memorial dedikuar 17 hebrenjve dëshmorë të luftës antifashiste që luftuan përkrah shqiptarëve për lirinë e popullit tonë.

Sipas Akademisë së Shkencave, të gjitha të dhëna për hebrenjtë, mund dhe duhet të depozitohen në Muzeun Kombëtar e Kulturës Hebraike që po ndërtohet në Vlorë, në një amzë të posaçme.

Lidhur me këto pritet bashkëpunimi me institucionet e kujtesës në Izrael, me Institutin e Muzeun Yad Vashem, me Akademinë e Shkencave të Izraelit dhe me universitetet e atjeshme, pasi që në Shqipëri gjendet një bankë e vërtetë të dhënash për praninë këtu të hebrenjve ndër shekuj, që prej inkuizicionit deri sot.

Mbi 20 mijë fletë dokumente presin thellimin e studiuesve për nxjerrjen e të vërtetave rreth aktivitetit të hebrenjve në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy