
Më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, skena shqiptare e modës do të mirëpresë një event të veçantë, “Fashion Show Kids”, një spektakël që shkon përtej modës, duke vendosur në qendër të vëmendjes artin, stilin dhe përfshirjen sociale.
Të ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, fëmijët pjesëmarrës në këtë sfilatë emocionuese ndanë përshtypjet dhe përgatitjet që po bëjnë prej javësh për këtë ditë të madhe.
Emi Dyrmishi, 8 vjeç:
Jam shumë e emocionuar që do marr pjesë në ‘Fashion Show Kids’. Dua të bëhem modele në të ardhmen.Kur më tha zysha që jam përzgjedhur, u gëzova shumë! Ajo më mëson si të mbaj kokën drejt, të eci bukur dhe të buzëqesh në skenë.
Dimel Tomja:
Nuk e tregoj moshën… se vajzat nuk e tregojnë moshën! Dua të bëhem modele. Që kur njoha zyshën, vendosa të marr pjesë në sfilatë.Lea Çeka, 7 vjeç:
“Kam një fustan shumë të bukur për sfilatën, dhe do kem edhe rrobat e banjës. Përveçse modele, dua të bëhem edhe aktore.”Emela Dika, 8 vjeç:
“Jam shumë e lumtur që po marr pjesë. Dua të bëhem arkitekte kur të rritem.Zysha na mëson të ecim bukur, të mbajmë qëndrimin dhe të buzëqeshim.
Alta, 8 vjeç:
Mezi po pres të vijë dita e sfilatës! Mami më çoi të marr pjesë dhe isha shumë e emocionuar kur më zgjodhën.Klohe Stojna, 10 vjeç:
Kur shkova për herë të parë, ndjeva sikur do të më zgjidhnin. Herën tjetër zysha më tha që jam përzgjedhur!Më pëlqen të jem e lirshme në skenë, të buzëqesh dhe të shijoj momentin.
Esarta Dalipaj, 13 vjeç:
Kam shumë pasione si baleti, teatri dhe muzika. Kjo është eksperienca ime e parë në një sfilatë dhe kisha shumë emocione.U gëzova pa masë kur mora vesh që jam përzgjedhur. Zysha Arli është një frymëzim për ne.
Diora Tomja, 13 vjeç:
Arti ka qenë pjesë e jetës sime që në vogëli. Kam marrë pjesë në shumë aktivitete për të shprehur talentin tim në këngë dhe skenë.Eksperienca ime e parë ishte me zysh Arlin kur isha 7 vjeç.
Sfilata e 1 qershorit do sjellë shumë emocion dhe mezi po e presim.



