Shuhet në moshen 88-vjeçare regjisori Mihal Luarasi

Shuhet në moshen 88-vjeçare regjisori Mihal Luarasi

Shuhet në moshën 88-vjeçare regjisori i njohur shqiptar Mihal Luarasi. Mësohet se Luarasi ka patur probleme shëndetësore që prej fillimit të vitit, gjendja e cila ka ardhur duke u përkeqësuar pa mundur përmirësimin e tij. Sic konfirmojnë familjarët e tij, Mihal Luarasi ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne rreth orës 16:30.

Ai lindi më 16 shtator të vitit 1929 në Korçë,teksaa studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë. Që prej vitit 1957 nisi të realizonte drama të suksesshme në skenë.,sikurse ishte drama Intrigë dhe dashuri, e cila u luajt 300 herë ne skenë.  

Periudha e tij më e suksshme ka qenë në vitet 1957-1973. Në vitin 1966 ai ngjiti në skenë për herë të parë në skenë në Teatrin Migjeni të Shkodrës dramën “Cuca e maleve”. Në vitin 1972 ai ngjiti në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dramën “Çështja e inxhinier Saimirit” të Fadil Paçramit, vepër për të cilën u dënua. Sikurse edhe në përfundim të festivalit të famshëm 11 të në RTVSH të cilësuar si festivali modern, Luarasi si regjisor u dënua me tetë vjet heqje lirie, dhe pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990.

Pas viteve ’90 Mihal Luarasi u rikthye në skenë me vepra të suksesshme si “Vdekja e një mbretëreshe” e Rexhep Qosjes, “Hekurat” të dramaturgut hungarez Arpad, por edhe disa vepra spekatolare në Teatrin e Operës e dhe Baletit, si “Karmen”, “La Traviata”, “Pranvera”, “Opera për tre grosh”, e më gjerë. Në vitin 2003 ai botoi librin e tij “Teatri Kombëtar në udhëkryq” dhe më pas ka botuar edhe librin mbi teatrin dhe artet e tjera “Kujtesa që nuk fle”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy