
Në kishën e “Shën Janit”, në bashkinë e Delvinës, kanë filluar punimet për restaurimin e saj.
Ministrja e Kulturës, Elva Margaritit, bënë të ditur se pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka nisur kësisoj zbatimi i punimeve të mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit.
Kanë nisur punimet e mirëmbajtjes, restaurimit e konsolidimit edhe në kishën e Shën Janit, monument kulture, kat. I, në Bashkinë Delvinë.
Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, nisën ndërhyrjet për restaurimin dhe konsolidimin e muraturës; restaurimin e kalldrëmit; sistemimin e terrenit etj.
Sipas ministres Margariti, shumë shpejt ky objekt me rëndësi kulturore e shpirtërore do t'i rikthehet komunitetit.





