Përkthyesi Xhimi Lazri tha në “Mcn Informacion” se ka disa sfida në përkthimin në gjuhën shqipe sot, pasi është një gjuhë në evoluim të shpejtë.
Ai vuri në dukje se mungojnë filtrat profesionalë, të cilët sot janë më të pakët.

“Ekzistojnë disa sfida objektive dhe subjektive. Objektive është shqipja dhe gjendja e shqipes sot. Është një gjuhë në evoluim të shpejtë. Kjo për faktin edhe të një izolimi gati 50-vjeçar të shqipes. Ekspozimi i mëtejshëm, edhe ndaj informacioneve të shumta që hyjnë, këmbimet me botën, duke qenë se 1/3 është në diasporë, rrjetet sociale, bëjnë që njerëzit, popullata, të jetë vazhdimisht e ekspozuar ndaj gjuhëve të tjera, në këtë proces që është edhe proces marrje. Sot përkthehet shumë, përkthehet shumë më tepër, por edhe filtrat profesionalë janë më të pakët”.



