Përkujtohet përvjetori i vdekjes së poetit kombëtar Naim Frashëri

Përkujtohet përvjetori i vdekjes së poetit kombëtar Naim Frashëri

Si sot, 122 vite më parë, më 20 tetor 1900, është ndarë nga jeta poeti kombëtar Naim Frashëri, sjell në vëmendje Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.  

Ai lindi në Frashër të Përmetit më 25 maj 1846. Studioi në vendlindje, më tej në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, e më pas u vendos në Stamboll. Naimin mund ta quajmë intelektualin tipik të Perandorisë Osmane, bartës i kulturës Perëndimore po aq sa i asaj Lindore, por i ndërgjegjshëm për identitetin e tij kombëtar e gjuhësor. Kjo duket qartë në gjuhët që përdor për të shkruar veprat e veta: shkruan katër në osmanishte, dy në persisht, dy në greqisht dhe pesëmbëdhjetë në gjuhën shqipe.

Drejtoria e Arkivave, ka postuar edhe fletë nga “Këndonjëtorja” e Naim Frashërit, shtypur në Bukuresht më 1886.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy