Donatella Versace: 1500 orë për t’a realizuar fustanin e Dua Lipas me 55 mijë kristale

Donatella Versace: 1500 orë për t’a realizuar fustanin e Dua Lipas me 55 mijë kristale

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka fituar çmimin e Grammy’s për “Albumin më të mirë vokal të Pop-it” për vitin 2021 me albumin e saj, “Future Nostalgia” .

Krahas kësaj, 25-vjeçarja mori vëmendje të madhe me paraqitjen e veçantë nën markën e ‘Versace’, duke qenë se bashkëpunon prej vitesh me të. Ajo u shfaq me një fustan në formë fluture, e cila ishte e mbuluar plot me gurë që shkëlqenin.

Megjithatë, për të realizuar fustanin me rrjetë të Lipës me kristale është bërë një punë shumë e madhe dhe kjo u zbulua nga stilistja italiane, Donatella Versace.

Kjo e fundit ka ndarë një postim në InstaStory, me anë të së cilit tregon se ka punuar plot një mijë e 500 orë për t’a realizuar dhe se përmban rreth 55 mijë kristale.

“Ky fustan i ateliesë Versace mori 1500 orë për tu bërë dhe është i tëri i mbuluar me 55 mijë kristale”, u shpreh Donatella.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy