Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s/ Finalizohet projekti për përfshirjen në programin “Njeriu dhe Biosfera”

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s/ Finalizohet projekti për përfshirjen në programin “Njeriu dhe Biosfera”

Projekti për shpalljen e Liqenit të Shkodrës si rajon biosfere ndërkufitare të UNESCO-s është finalizuar tashmë.
Ministria e Mjedisit ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm, duke përfunduar aplikimin pranë UNESCO-s për përfshirjen e liqenit në programin “Njeriu dhe Biosfera”, një iniciativë që synon t’i shtojë trashëgimisë botërore një tjetër xhevahir shqiptar.

Përfshirja e Liqenit të Shkodrës në rrjetin e biosferave të UNESCO-s, si një ekosistem me vlera të rralla natyrore e kulturore, do të fuqizojë profilin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore, ndërsa nxit zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale dhe bashkëpunimin ndërkufitar për menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemeve të përbashkëta.

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet përgjatë kufirit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai njihet si një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me një larmi të madhe peshqish dhe shpendësh ujorë që e bëjnë këtë rajon unik në rajon dhe më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy