Koleksionisti Shpëtim Sala tha në “Mcn Informacion se koleksionimi si pasion, përpos përkushtimit kërkon edhe ambiente të posaçme për t’i ruajtur sendet.
Sala thotë se flamuri i parë i ruajtur vjen nga familja e tij, e qëndisur prej gjyshes së tij.
Ai shton se në total ka 50 flamuj, dhe ka kërkuar të hapte një muze të flamurit, por nuk e ka realizuar këtë qëllim.
“Koleksionoj flamujt shqiptar. Së dyti fotografi të shkollave shqipe, dëftesa të tyre deri në vitin 44’, fjalor të shqipes në gjuhë të tjera dhe fotografi të tjera. Në periudhën e monizmit grumbullonim diçka, por pas 90-ës kemi filluar të grumbullojmë në masë sende nga më të ndryshmet. E filluam me një monedhë, kartëmonedhë. Është anti-stres, është një mënyrë për të kaluar kohën e lirë.
Fillimisht kam filluar me librat, jam marrë me pak pulla, pastaj vjen e zgjerohet dëshira për të mbledhur gjëra të tjera. Duhen ambiente të veçanta dhe pa lagështirë. Katalogimi i tyre prapë është i vështirë. Objektin e vlerësoj nga përmbajtja, pullat që ka. Ka edhe të rinj që të habisin me pasionin e tyre, sa i përket materialeve të vjetra. Duhet shkollimi, përkushtimi, të ardhurat, të kenë ambiente të posaçme për t’i ruajtur sendet”.
U bë 20 vjet që është krijuar shoqata jonë. Ne mund të kërkojmë në arkivë si gjithë qytetarët e tjerë. Unë kam parë gjithë fotografitë, mi kanë dhënë të skanuara. Jam munduar të hapë një muze për flamurin kombëtar. Krahas flamurit kam edhe dokumente, libra, gazeta që flasin për flamurin, himnin, aktin e pavarësisë. Nuk arrita ta bëj këtë muze, por në një faqe online dalin objektet që kam në shtëpi.
Flamuri i parë vjen nga familja ime. Gjyshja kishte qëndisur në vitet 20’ një flamur, atë e trashëgova gjatë monizmit dhe e ruajta. Sot kam rreth 50 flamuj. Historia e Marigosë është ndoshta sajim i komunizmit. Ka 11 variante për ngritjen e flamurit në Vlorë. Kam edhe një flamur të kryengritësve 1904 në Shkodër”.



