Peticioni për rindërtimin e Teatrit/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbledh firma në Lezhë

Peticioni për rindërtimin e Teatrit/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbledh firma në Lezhë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur sot në Lezhë, ku janë mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Aktori dhe regjisori Robert Budina tha se në Lezhë, Aleanca ka ardhur për të lidhur Besëlidhjen nëpërmjet peticionit.

”Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen. Të lidhim besën me atë peticionin dhe të organizojmë më pas një manifestim gjigand dhe të ngulim në sheshin e Teatrit Kombëtar flamurin kombëtar. Që ai kryeministri e hodhi gjatë shembjes. Demokracia është një maratonë e gjatë dhe duhet të luftojmë, të ndërtojmë institucionin e rezistencës që e bëmë në 2 vite e gjysëm.”,  tha Budina. 

Ky është qyteti i katërt verior ku ndalet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për mbledhjen e firmave për Teatrin.

Regjisori paralajmëroi se do ketë një manifestim gjigand në Tiranë pasi të ketë mbaruar turi i peticionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy