
Në rrugët e qytetit të Sarandës dhe Ksamilit janë vendosur biblioteka me libra, ku të rinjtë dhe lexues të çdo moshe mund të marrin një libër dhe ta këmbejnë me një libër të tyrin.
Ministrja e Financave dhe Ekonominë, Anila Denaj, ftoi pushuesit dhe vizitorët e ndryshëm të cilët zgjedhin për pushimet e tyre Sarandën dhe Ksamilin që të bëjnë një ndalesë pranë bibliotekave të lira në shëtitoret pranë këtyre plazheve.
“Nëse Saranda dhe Ksamili janë destinacionet tuaja këtë verë, bëni një ndalesë pranë bibliotekave të lira në shëtitore, ku mes rafteve mund të gjeni edhe librin tuaj të preferuar”, tha Denaj.
“Biblitoteka në Natyrë”, funksionon në atë mënyrë që të rinjtë ose lexuesit e çdo moshe nëse shikojnë një libër që dëshirojnë ta lexojnë mund të marrin. Pasi mbarojnë së lexuari librin ta kthejnë përsëri dhe të shkruajnë një mesazh për lexuesin pasardhës.





