Ylli i “X-Men” ndahet nga gruaja

Ylli i “X-Men” ndahet nga gruaja

Aktori australian, Hugh Jackman, dhe gruaja e tij Deborra-Lee Furness janë ndarë pas 27 vitesh martesë.

"Ne kemi vendosur të ndahemi për të ndjekur zhvillimin tonë personal," shpjeguan ata në një deklaratë të përbashkët për revistën People.

Në deklaratën e përbashkët, çifti tha se ata kishin "fatin të jetonin pothuajse tre dekada së bashku, si burrë e grua, në një martesë të mrekullueshme dhe të lumtur. Po e nisim këtë kapitull të ri me mirënjohje, dashuri dhe mirësi”.

Dy aktorët u njohën në vitin 1995 në xhirimet e serialit ‘Corelli’ dhe u martuan një vit më vonë. Në atë kohë, Deborra-Lee Furness kishte bërë emër si aktore - më së shumti me rolin e saj në "Shame" - ndërsa Hugh Jackman ishte ende një student i ri i sapodiplomuar për dramë. Vetëm në vitin 2000 ai u bë i famshëm në mbarë botën me “X-Men”.

Hugh Jackman tani është 54 vjeç, Deborah-Lee Furness është 67. Çifti ka dy fëmijë: Oscar, 23 dhe Ava, 18. "Familja jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti ynë më i madh," thuhet në deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy