Kërkesa e presidentit Erdogan për gjuhën turke është materializuar, pasi është hedhur hapi i parë për ta futur si lëndë me zgjedhje në shkolla.
Pedagogu i gjuhës turke në fakultetin e gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës, Albano Foçi, e mirëpret këtë nismë. Por eksperti Ndriçim Mehmeti, thotë për MCN se kjo marrëveshje është bërë pa transparencë.



