
Kjo video e publikuar në Instagram nga Mike Holston është parë më se 1,5 milionë herë brenda 5 ditëve. Një shimpanze mban në duar një iPhone dhe kalon pa problem nga një postim te imazhet e listës së lajmeve dhe zgjedh tëshohë video a foto të video a foto të ndryshme.
Holston, që në rrjetet sociale përdor nofkën "The Real Tarzann" (Tarzani i vërtetë), jeton në Miami, në Florida, dhe mund të numërojë rreth 5 milionë ndjekës në Instagram dhe rreth 500 mijë ndjekës në YouTube. Holston është i pasionuar pas kafshëve ekzotike: idhulli i tij është Steve Irwin, natyralisti i famshëm i njohur si Crocodile Hunter (Gjuetari i Krokodilëve) i vdekur në shtator të vitit 2006. Nuk është hera e parë që Holston hedh video me shimpazenë e dhënë pas Instagram-it: një tjetër video e shpërndarë në mars ka mbledhur rreth dy milionë shikime.
Përdoruesit e rrjeteve sociale sodisin të mahnitur aftësinë e kafshës, por ekspertët e shohin filmimin me shqetësim. Primatologia amerikane Ashley N Edes, e ka komentuar në Twitter videon, duke shkruar: "Studimet kanë treguar se të shpërndash foto e video të tilla nxit tregtimin e kafshëve ekzotike, që pastaj gjenden në kushte të tmerrshme dhe vuajnë kur braktisen në fund”. /sipas Repubblica.it, përgatiti Erina Çoku/



