Një shpërthim zjarri në Pyllin Medicine Bow National në Kolorado të SHBA-së, nxiti në shpërthimin e një frymëzimi të shkencëtares Karen Vaughan, e cila kërkonte vazhdimisht indice të reja në pikturat e saj. Ishte ai momenti kur nisi të mblidhte hirin dhe shtresa të dheut bashkë me fëmijët e saj.
Ajo vendosi ta përfshijë atë hiri në pigmente me bojëra uji me ngjyrime që pasqyrojnë zjarrin, duke ruajtur momentin.
Një shkencëtare e tokës dhe profesoreshë në Universitetin e Wyoming, Vaughan e shikon tokën ndryshe dhe e njeh atë më nga afër. Gjatë viteve të kaluara në shqyrtimin e saj, ajo ka arritur të vlerësojë bukurinë e natyrore dhe ndryshimin e vazhdueshëm të saj.
Dy vjet më parë, ajo nisi ta kthente në një produkt që mund ta ndante me botën, duke i kthyer ‘tokat’ që donte në pigmente me bojëra uji. Tani, ajo i përdor për të bërë pigmente dhe piktura, duke kapërcyer hendekun midis shkencës dhe artit. Qëllimi është që ta bëjnë edukimin për tokën më argëtuese.
“Vetë natyra e fushës sime është një formë arti. Duhet një sy “i imtësishëm” që të mund të shohësh me të vërtetë ndryshimet brenda një toke.
Për dikë pa njohuritë e duhura, piktura mund të duket si një shtrirje monotone e 'pisllëkut'. Por kjo ide është pikërisht ajo që Vauhgan po përpiqet të ndryshojë përmes artit të saj.
Duke u shpjeguar artistëve dhe njerëzve kuriozë se si vijnë ngjyrat e panumërta në tokë dhe duke i ndarë ato vizualisht si përmes punëve të saj krijuese ashtu edhe prej atyre nga artistë të tjerë, ajo shpreson t'u japë njerëzve aftësinë për të parë tokën si më shumë se "thjesht pisllëk".
"Ndonjëherë arti u hap derën njerëzve që duan të mësojnë rreth shkencës. Përdorimi i perspektivave të ndryshme për të prezantuar një temë, si toka, mund t'i ndihmojë njerëzit ta kuptojnë dhe të lidhen me të pak më shumë", thotë shkencëtarja.
Vaughan nisi të bënte pigmente si një mënyrë argëtuese për t'u angazhuar me fëmijët e saj, tani 7 dhe 9 vjeç, dhe për t'i mbajtur ato larg ekraneve. Ata lëvizin për të mbledhur dhè, dhe herë pas here ndihmojnë në përzierjen e pigmenteve dhe bojës. Por arsyeja kryesore që ajo bën pigmente është që të ndajë perspektivën e saj mbi bukurinë e natyrshme të tokave me publikun.
Burimi: Smithsonian Mag



