Mediat botërore çmenden pas ishullit shqiptar (FOTO)

Mediat botërore çmenden pas ishullit shqiptar (FOTO)

Media të tilla si Fox News, Atlas Obscura apo The Sun raportojnë se tashmë Ishulli i Sazanit do të hapet për turistët, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë.

“Një ishull misterioz ushtarak, me bunkerë sekretë dhe tunele të projektuara për t’i mbijetuar sulmeve bërthamore, do jetë destinacioni i nxehtë turistik në Evropë. Ishulli i Sazanit, i vendosur në brigjet e Shqipërisë, ka një plazh të paprekur, por është i mbuluar me mister- madje edhe për shumicën e shqiptarëve”, shkruan The Sun.

Ishulli do jetë i hapur për turistët nga maji deri në tetor.

Gazetat shkruajnë se Shqipëria shpreson të përfitojë një dorë të mirë parash nga hapja e këtij destinacioni turistik.

Për momentin, ishulli ruhet vetëm nga dy ushtarë.

Atlas Obscura shkruan se ka pasur spekulime se sovjetikët e kanë përdorur këtë ishull për të prodhuar armë kimike.

Para disa kohësh, disa ushtarë britanikë u helmuan në ishull.

Mendohet se kjo erdhi për shkak të një bime të gjendur në ishull./Mapo

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy