Rikthehet “Divani Lunxhot”, festivali i traditës dhe  kulturës së zonës së Lunxherisë

Rikthehet “Divani Lunxhot”, festivali i traditës dhe  kulturës së zonës së Lunxherisë

‘Divani Lunxhot’ rikthehet në edicionin e tij të 10 në fshatin Dhoksat të bashkisë së Gjirokastrës duke prezantuar vlerat më të mira të muzikës popullore shqiptare edhe larmishmerinë e kostumografisë autentike.

Edhe këtë vit, ashtu siç është bërë traditë tanimë prej 10 vitesh, ka marrë jetë “Divani Lunxhot”, një festival ku promovohet tradita dhe kultura e zonës së Lunxherisë.

Këtë vit në festivalin “Divani Lunxhot”, një prej festivaleve më të rëndësishme të krahinave jugore të vendit, marrin pjesë 14 grupe folklorike, përveç ansamblit “Lunxheria”.

Festivali dyditor po mbahet në fshatin Dhoksat, ky fshat është dhe pjesë e programit të 100 fshatrave.

Sipas organizatorit Koço Vasili ruajtja e traditës është domosdoshmëri ndërsa ky festival është një pasuri folklorike .

 Ndërsa për pjesëmarrësit organizime të tilla janë me interes të lartë teksa performojne me pasion këngë e valle të vjetra shqiptare që duhet të përcillen edhe te brezat e rinj.

Ky aktivitet, tashme i përvitshëm gjallëron për dy ditë radhazi fshatin e Dhoksatit duke e bërë kryefjalë të kulturës shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy