“Vjosa Fest” ishte festivali treditor i organizuar në Përmet, duke shënuar eventin e parë kulturor në qytet për këtë sezon.
Në të tri mbrëmjet e festivalit u sollën zëra dhe tinguj të veçantë, duke i kthyer netët e Përmetit në epiqendra të artit dhe emocioneve.
Muzika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare u ndërthurën në skenën e këtij eventi, ku publiku përjetoi interpretime nga emra të njohur të muzikës kontemporane, folklorike dhe klasike.
Një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni të dytë ishte nderimi pas vdekjes i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare me titullin “Qytetar Nderi” i Përmetit.
Nisma u ndërmor nga Këshilli Bashkiak i Përmetit dhe titulli iu dorëzua vajzës së Kadaresë.
“Vjosa Fest” mblodhi qindra banorë të Përmetit dhe zonave përreth, por edhe turistë vendas e të huaj, të cilët vlerësuan aktivitetin si një nismë që gjallëron jetën kulturore dhe rrit interesin turistik për qytetin.
Organizatori i festivalit, Bledi Mane, u shpreh se “Vjosa Fest” po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet te banorët e Përmetit, të cilët kanë sfiduar edhe kushtet atmosferike për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti, jo vetëm si spektatorë, por edhe si pjesëmarrës aktivë.
“Vjosa Art” është festivali i parë i këtij lloji në Përmet dhe këtë vit organizoi edicionin e tij të dytë.



