
Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, është ngjitur në skenën e stadiumit “Air Albania”, për një koncert të veçantë të munguar për publikun shqiptar, pas një pandemie të gjatë të COVID-19.
Me t’u ngjitur në skenë, Meta ka falënderuar gjithë publikun për pjesëmarrjen. Më pas, ai u ndal në falënderime për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe për Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, mbi mbështetjen që ka dhënë për koncertin.
Ai e ka nisur mbrëmjen me disa prej këngëve të tij në gjuhën italine, ndërsa pritet që të këndojë edhe në shqip.
Ermal Meta do të performojë 65 këngë, ndërsa pritet që në skenë t’i bashkohen edhe artistë të tjerë. Ai gjatë mbrëmjes do të këndojë edhe shqip, një surprizë kjo që ka përgatitur për publikun shqiptar.
Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë.



