Në Muzeun Historik Kombëtar hapet ekspozita me ikona kushtuar Shën Mërisë

Në Muzeun Historik Kombëtar hapet ekspozita me ikona kushtuar Shën Mërisë

Muzeu Historik Kombëtar çeli sot ekspozitën “Ikonat mariane në Muzeun Historik Kombëtar”, ku janë ekspozuara disa ikona mariane (kushtuar Shën Mërisë), të cilat u përkasin autorëve të ndryshëm.

Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se kjo ekspozitë i dedikohet Shën Mërisë dhe nëpërmjet ikonave të ekspozuara i japim mundësinë publikut të kryeqytetit të njihet me një tjetër hapësirë të rëndësishme kulturore dhe për t’u njohur më mirë me vlerat e artit tonë bizantin.

“Në këtë ekspozitë janë të ekspozuara 16 ikona kushtuar Shën Mërisë. Kemi dy ikona që paraqesin skenën “Hyrja e Shën Mërisë në Tempull”, njëra është piktuar nga Onufri në shek. XVI, për kishën e Ungjillëzimit në Berat, ndërsa ikona tjetër është realizuar prej David Selenicës në shek. XVIII, për kishën e Shën Kollit në Voskopojë”, u shpreh Koçi.

“Vend kryesor në ekspozitë zë ikona “Shën Maria me Krishtin”, me një tipologji prej disa ikonash të pikturuara nga autorë të ndryshëm”, tha dr. Koçi.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtore e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Fjoralba Prifti, u shpreh se ikonografia është një nga pjesët më të rëndësishme të artit figurativ dhe për këtë fakt duhet vlerësuar dhe studiuar.

“Ekspozitat janë jo vetëm baza për t’u studiuar dhe shfaqur vlerat që mbartin por edhe promovimi karshi publikut të gjerë”, theksoi Prifti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy