Filmi “Open door” përfaqëson Shqipërinë në “Oscar 2021”

Filmi “Open door” përfaqëson Shqipërinë në “Oscar 2021”

Filmi shqiptar “Open door” (Derë e hapur) me regji nga Florenc Papas do të prezantojë Shqipërinë në “Oscar 2021”. Filmi do të konkurrojë në “International Feature Film Award”, edicioni 93 (prill 2021).

Sipas njoftimit të QKK, komisioni përzgjedhës në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë në përbërje të Eduart Makri, Esat Musliu, Bujar Alimani, Ndriçim Xhepa, Agron Domi dhe Genc Përmeti, votoi online për kandidaturën shqiptare në konkurrim. Filmat artistikë që konkurruan ishin “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas, “Vera pa kthim” regjia Besnik Bisha dhe “Takim në ajër” regjia Ardit Sadiku.

“Open door” (Derë e hapur), është filmi me regji të Florenc Papas, skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, ku interpretojnë aktorët Luli Bitri, Jonida Vokshi, Sotiraq Bratko, etj,

Filmi flet për historinë e dy motrave të cilat ndërmarrin një udhëtim të gjatë për në shtëpinë e babait të tyre dhe shqetësimin që ato kanë për përballjen me të dhe mentalitetin e tij patriarkal.

Tematika e filmit është përballja e dy botëve, brezit te ri që e sheh jetën në mënyre realiste dhe atë të babait të tyre që është një botë tradicionale dhe konservatore.

Ky film është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, gjithashtu është bashkëprodhim i Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.

Filmi më herët ka qenë pjesë në kompeticionin zyrtar të “Sarajevo Film Festival” ku ka pasur edhe premierën botërore të tij. Gjithashtu filmi ka marrë pjesë edhe në shumë festivale të tjera të rëndësishme ku është vlerësuar shumë për regjinë dhe për lojën aktoriale te Luli Bitrit dhe Jonida Vokshit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy