Javët Kulturore Ndërkombëtare/ Nga nesër në Tiranë folklori e tradita kineze në shtatë ditë

Javët Kulturore Ndërkombëtare/ Nga nesër në Tiranë folklori e tradita kineze në shtatë ditë

Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, muaji shtator mbyllet me Javën e Kulturës Kineze, e cila nis nga data 25 shtator, me aktivitete kulturore e kulinari.

Muaji shtator mbyllet me Javën e Kulturës Kineze: folklor, kulinari, cirk, ekspozitë fotografike, koncerte e festa në shesh!

Nga data 25 shtator deri në 1 tetor, Kina e largët shpaloset me të gjitha ngjyrat e saj”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale.

Shtatë ditët e kulturës kineze do të jenë të mbushuara me folklor, kulinari, cirk, ekspozitë fotografike, koncerte e festa në shesh.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) janë një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Edicioni i dytë i JKN që nisi në maj, përfundon më 30 nëntor 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy