“Sofra e Pavarësisë” bashkon Shqipërinë dhe Kosovën në një mbrëmje festive në Shkodër

“Sofra e Pavarësisë” bashkon Shqipërinë dhe Kosovën në një mbrëmje festive në Shkodër

Në zemër të Shkodrës, sonte u shtrua “Sofra e Pavarësisë”, një aktivitet i përmasave të mëdha dhe më i madhi i organizuar ndonjëherë në qytet, i cili mblodhi mbi 200 të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare. 

Në këtë mbrëmje festive morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Në hapje të aktivitetit, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përshëndeti të pranishmit duke theksuar lidhjen e hershme dhe të pandarë mes Shkodrës dhe Kosovës.

 Ai u shpreh se “Sofra e Pavarësisë” është një tryezë që bashkon vlera, traditë dhe unitet.

Presidentja Osmani vlerësoi rolin historik të Shkodrës, duke nënvizuar rëndësinë e qytetit në rrjedhën e historisë shqiptare dhe në proceset e kombformimit.

Ndërsa Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cilësoi “Sofrën e Pavarësisë” si një urë të fortë lidhëse mes Kosovës dhe Shqipërisë, që thellon bashkëpunimin dhe afërsinë mes dy vendeve.

Mbrëmja u shënua nga një atmosferë festive, simbolike dhe jashtëzakonisht e ngrohtë, që përçoi mesazhin e unitetit, krenarisë dhe bashkimit shqiptar, nën moton: “Mirë se keni ardhur me bukë, kripë e zemër.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy