Qendra Kombëtare e Librit çel siparin e fushatës “Shqipëria Lexon”

Qendra Kombëtare e Librit çel siparin e fushatës “Shqipëria Lexon”

‘Lexo me mua’ është kjo moto që çeli mbrëmë siparin e Fushatës së Leximit “Shqipëria Lexon” nga Qendra kombëtare e librit dhe Leximit.

“Këtë vit do të nisim punën me një fushatë kombëtare për leximin. Bashkë me Ministrinë e Shtetit për Rininë do e shpallim vitin e leximit, çka do të thotë se përgjatë këtij viti do të ketë fushata kombëtare për leximin që nisin në QKL e shkojnë në çdo qytet, për të ndërgjegjësuar rëndësinë e leximit, për një komb, shoqërinë e për të ardhmen”, është shprehur Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli.

Poetja Rita Petro dhe shkrimtari Dionis Prifti, fitues i Fondit të Mbështetjes së Shkrimtarëve të Rinj pranë QKLL-së, çelën Fushatës së Leximit “Shqipëria Lexon”.

Ata lexuan pjesë të krijimtarisë së tyre në poezi dhe prozë.

Qendra kombëtare e Librit dhe Leximit e ka cilësuar vitin 2022 sfidë në fushën e leximit.

‘Lexo me mua’ do të shtrihet si nismë në shkollat, bibliotekat dhe klubet letrare në të gjitha qytetet e Shqipërisë, dedikuar dashurisë për librin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy