13-18 janar/ “24 orë nga jeta e një votuesi”, komedia premierë në skenën e Teatrit Kombëtar

13-18 janar/ “24 orë nga jeta e një votuesi”, komedia premierë në skenën e Teatrit Kombëtar

Teatri Kombëtar ArTurbina solli mbrëmjen e kaluar për artdashësit premierën e komedisë satirike “24 orë nga jeta e një votuesi”, një vepër që përmes humorit të mprehtë dhe ironisë godet realitetin e përditshëm të qytetarit shqiptar.

Ky produksion ofron një eksperiencë teatrale të mbushur me humor, satirë dhe reflektim, duke trajtuar në mënyrë kritike përditshmërinë, dilemat dhe absurditetet e votuesit në një shoqëri në tranzicion.

Në skenë interpretojnë aktorët Arben Derhemi, Zamira Kita, Xhuliano Brisku dhe Ermir Haxhaj, të shoqëruar nga tre muzikantë live, të cilët pasurojnë dinamikën skenike të shfaqjes.

Vepra është realizuar nën regjinë e Driada Dervishit, bazuar në motive të Naun Shundit, me tekstin “E të tjera, e të tjera” të Teodor Kekos, ndërsa muzika është kompozuar nga Aulon Naçi.

Skenografia paraqet një ndërtesë në ndërtim e sipër, simbolikë e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, ndërsa kostumet dhe realizimi skenik mbajnë firmën e Desantila Likës.

Shfaqja do të vijojë të jepet për publikun deri më 18 janar, çdo mbrëmje në orën 20:00, duke u kthyer në një ftesë për të qeshur, por edhe për të reflektuar mbi realitetin shoqëror dhe politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy