Filmi i Tarantinos, sukses milionadollarësh

Filmi i Tarantinos, sukses milionadollarësh

Filmi i kompanisë “Disney” "The Lion King" është në krye të listës të filmave më me fitim, por "Once upon a time in Hollywood" i Quentin Tarantino-s ka me siguri një vend nderi në kinematë amerikane.

Fitues për përmbajtjen origjinale, me temë për epokën e artë të Hollivudit, kryevepra e radhës e Tarantinos e ka nisur me një shumë të ardhurash prej 40 milionë dollarëve nga 3.659 teatrot e Amerikës së Veriut, shenjuesi më i mirë për karrierën e regjisorit. Filmi gjithashtu shënoi një rekord të ditës së parë për Tarantinon, duke mbledhur 16.8 milionë dollarë.

"Inglorious Basterds", ku gjithashtu luan Pitt dhe debutoi gjatë verës, e filloi me 38 milionë dollarë dhe e mbaroi me 120 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe 321 milionë dollarë në mbarë botën. "Django Unchained", suksesi më i madh i Tarantinos deri më sot, e filloi me 30 milionë dollarë dhe vazhdoi të fitonte 425 milionë dollarë në nivel botëror. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy