Përkujtohet në nëntë vjetorin e vdekjes këngëtarja Vaçe Zela

Përkujtohet në nëntë vjetorin e vdekjes këngëtarja Vaçe Zela

Si sot nëntë vite më parë, më 6 shkurt 2014 në Bazel të Zvicrës, ndërroi jetë këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, Vaçe Zela.

Lindi në Lushnje më 7 prill të vitit 1939. Vaçja do të spikaste me talentin e saj që në moshë të hershme. Repertori i saj i ngjeshur vijon të gëzojë popullaritet edhe për publikun e sotëm.

Ka marrë pjesë në 26 festivale kombëtare ku ka fituar 10 herë Çmimin e Parë.

Këngëtarja numërohen rreth 55 këngë që prej fillimit të karrierës në vitet ‘60 e deri në festivalin e fundit në RTSH.

Është fituesja e parë e Festivalit të Parë (1962) me këngën “Fëmija i parë”. Në vazhdim të karrierës, do të fitonte edhe 11 çmime të tjera të para.

Do të largohej përfundimisht prej skenës në vitin 1992, duke lënë pas një kontribut të konsiderueshëm në muzikën shqiptare me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada etj. Në shenjë vlerësimi është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka postuar sot faksimilen e partiturës së këngës së titulluar “Natën Vonë”, me të cilën Vaçja garoi në Festivalin e 11-të të Këngës.

 Po ashtu, paraqitet edhe dokumenti i propozimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për dekorimin e Vaçes me Urdhrin "Nderi i Kombit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy